Bëhen 30 vite që nga ndarja nga jeta kompozitorit Agim Prodani. Sot përmes emisionit “Rudina” në Tv Klan, djali i tij po ashtu kompozitor Kujtim Prodani kujtoi figurën dhe punën e tij të paçmueshme. Gjatë emisionit ai rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira, atë të ndarjes nga jeta të babait të tij. Siç tregon kantautori 15 minuta nga telefonata e tij e fundit me të ai kishte pësuar hemorragji cerebrale.

“Unë edhe mund ta devijoj përgjigjen, por jam mësuar të jem 100% korrekt dhe i sinqertë me gazetarët dhe me publikun. Unë isha në Tiranë. E telefonova në orën 13:00, i thash po shkoja në shtëpi dhe e pyeta nëse i duhej gjë sepse Anita ishte nisur drejt Elbasanit me trupën e estradës për koncert. Më tha të merrja vetëm bukë dhe të shkoja në shtëpi sepse mami nuk ishte. Pas 15 minutash ngjitem në katin e 5-të, i rashë ziles dhe dera nuk mu hap. Mendova se do ishte në ballkon dhe nuk më dëgjonte. Provova ta hap vetë me çelës, por çelësi i tij ishte nga brenda dhe dera nuk hapej. Kjo tentativë zgjati rreth 45 minuta, ai nuk përgjigjej. Më pas shpërthyem derën dhe Agimi kishte pësuar hemorragji cerebrale. Pamje aspak të bukura. Unë e humba, të jem i sinqertë. Lajmëruam urgjencën, erdhi pas 1 ore e 30 minuta, e transportuan drejt spitalit pa asnjë shans për të mbijetuar. Në 14:50 Agimi mbylli sytë. Po mirë që mbylli sytë ai, por kush ishte ai burrë që të merrte përgjegjësinë dhe barrën e rëndë për ti treguar Anitës që bëhej gati të dilte në skenë në Elbasan. U nis im vëlla bashkë me një të afërm e takuan Anitën dhe ajo kishte shtangur. Nuk i kishin treguar, por i kishin thënë se babi ishte në spital dhe ajo duhej të vinte në Tiranë. E lëmë me kaq… Trishtim i madh, por ime më tregoi se ishte dhe mbeti një grua shumë e fortë”, tregoi Prodani./tvklan.al