Zbulohet një mekanizëm që mund të ndryshojë memorien, atë që përkon me një eksperiencë negative. Studimi mban firmën e Universitetit të Bolonjës dhe duke qenë se ka të bëjë me një manipulim, është ngritur edhe një komitet etik për vëzhgim të rreptë.

Eksperimentimi ka zgjatur 2 vjet mbi një kampion të përbërë nga 84 vullnetarë, mbi të cilët me anë të simulimeve cerebrale është arritur t’i shkëputet frika nga kujtimi që ia ka provokuar.

Sipas autorëve të studimit, kujtimet, që në momentin që lindin, janë të dobët e brishtë, pra të modifikueshëm. Është një dritare e vogël që ndan pikërisht krijimin dhe forcimin e kujtimit dhe pikërisht këtu është pika e dobët ku shkencëtarët kanë ndërhyrë. Zona ku ndodh kjo gjë është zonën e prefrontale.

Ky zbulim, pavarësisht se është i lidhur ngushtë me manipulimin, mendohet që nëse zhvillohet më tej, të përdoret pikërisht për të ndërhyrë mbi fobitë, apo streset post traumatike, por edhe për trajtimin ndaj varësive nga substancat narkotike.

Zbulimi pra, duhet mbajtur nën kontroll etik të rreptë, pasi mund të përdorej edhe për arsye që mund të ishin të frikshme, në limitet e fantashkencës dhe të pakthyeshme.

Klan Plus