Kujtimet janë si një muzë plot me gjëra të bukura, por edhe të shëmtuara, megjithatë studimet po i vënë në diskutim ato.

Filozofi grek Aristoteli i ka quajtur kujtimet si “përshkrim i shpirtit”. Por a mund t’i besojmë ne vërtet momenteve të ngulitura në memorien tonë? Asgjë për kujtimet nuk është e thjeshtë. Qindra konkluzione kanë arritur në një përfundim të vetëm; ajo që kujtojmë mund të mos ketë ndodhur fare. Praktikisht, çfarë ne kujtojmë nuk është përkatësisht ajo që ne kemi përjetuar.

Hulumtimet tregojnë se kapaciteti i trurit të njeriut është i madh. Nuk është e mundur për ta përcaktuar me saktësi, por përllogaritjet na tregojnë një memorie me multimiliona gigabyte.

Për çdo eksperiencë që ne duam të kujtojmë, nevojitet një dekodim. Ky i fundit nuk është aspak i thjeshtë, pasi është një proces mjaft i pasur dhe kompleks që krijon pafund lidhje dhe nënkuptime.

Pra, ne mund të kujtojmë diçka shumë të ngjashme, por në fakt është e modifikuar.

Klan Plus