Berisha: Mbrojti Kushtetutën në kushte të vështira

Në 56-vjetorin e lindjes së Presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj të këtij viti, ish-bashkëpunëtorë të tij e kanë kujtuar në një aktivitet për vlerat dhe përkushtimin e tij ndaj detyrës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Presidenti Nishani ka qenë një konservator i vërtetë, pasi besonte tek familja, atdheu dhe liria.

Sipas Berishës, ish-kreu i shtetit ishte një zyrtar i përgjegjshëm, eficent dhe dinjitoz që i bënte nder vendit e detyrës.

Në ceremoninë përkujtimore u transmetua dhe një dokumentar dedikuar jetës së Bujar Nishanit.

Tv Klan