100 ushtarë rusë të dyshuar për krime lufte, 35 janë dërguar në Gjykatë

Përkujtohet 1 vjetori i masakrës së ndodhur në Bucha. Në Ukrainë dhe në vendet ku u zhvendosën qytetarët e atij qyteti mes tronditjes dhe dhimbjes për vrasjen e të pafajshmëve vijuan të kërkojnë drejtësi.

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin, i cili hapi diskutimin, nënvizoi rëndësinë e hetimit dhe drejtësisë. Kostin tha se zyra e tij kishte identifikuar pothuajse 100 ushtarë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha dhe aktakuzat kundër 35 prej tyre ishin dërguar në gjykatë.

Shumica dërrmuese e të dyshuarve rusë nuk janë në paraburgim ukrainas, por Kievi thotë se shpreson se ata mund të ndiqen penalisht një ditë. Forcat ukrainase morën përsëri kontrollin e qyteteve të vogla të Bucha dhe Irpin në veriperëndim të Kievit në fund të Marsit të vitit të kaluar pasi forcat pushtuese ruse braktisën përpjekjet e tyre për të pushtuar kryeqytetin. Moska mohon akuzat për ekzekutime, përdhunime dhe tortura nga trupat e saj pushtuese që lanë trupat e pajetë në rrugë kur u larguan.

Klan News