Parlamenti Europian do të dërgojë në Tiranë një delegacion vëzhguesish për zgjedhjet e 25 qershorit, 4 ditë para zgjedhjeve. Raportuesi në hije për Shqipërinë nê Parlamentin Europian, Eduard Kukan thotë se pas një periudhë të gjatë tensioni politik shpreson të shohë zgjedhjet demokratike.

“Tani pritshmëria e zhvillimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme  dhe demokratike duket realiste, pasi opozita po merr pjesë në mënyrë aktive në përgatitjen e tyre përmes përfaqësueseve të saj në qeveri, ashtu edhe përmes kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

I pyetur  me sa optimizëm e sheh hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë pas takimit të shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini  me kryeministrin në Bruksel, Kukan ka këtë përgjigje:

“Është shumë delikate dhe e rrezikshme  që të jesh profet në rastin e Shqipërisë në fakt. Është e vërtetë që procedura është që Komisioni Europian propozon, Parlamenti mbështet dhe Këshilli i ministrave vendos. Por le të presim zgjedhjet dhe pastaj mund të jemi optimistë ose realistë”.

Lidhur me zgjedhjet Kukan tha se delegacioni po plotësohet me emërimin e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme politike që do të marrin pjesë si vëzhgues

 

Tv Klan