Maqedonia e Veriut në një situatë krejt të ndryshme

“Ata duhet të zbatojnë një reforme të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin dhe mbi të gjitha shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”. Për këto arsye ish-deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, mendon se ky nuk është momenti që të hapen negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për të është jo reale që Shqipëria të marrë një datë në këtë moment të saj, për negociatat drejt rrugës së Bashkimit Evropian.

Në intervistën e dhënë për Shoqatën Sllovake të Politikës së Jashtme, ish eurodeputeti thotë se situata në Shqipëri është shumë ndryshe nga ajo në Maqedoninë e Veriut. Ai e quan më realiste mundësinë që në samitin e vjeshtës të Bashkimit Evropian, Maqedonisë së Veriut t’i përcaktohet një datë për nisjen e negociatave për anëtarësim.

Madje shtyrjen e hapjes së negociatave të BE-se me Maqedoninë e Veriut, Kukan e quan të turpshme dhe motivuese, pasi prej vitesh ky vend është angazhuar në përmbushjen e kritereve.

Edhe në këtë intervistë Eduard Kukan është kritikë ndaj përfaqësues së lartë, Federica Mogherini në dialogun Prishtinë-Beograd. Sipas ish europarlamentarit, ajo nuk ka treguar aftësitë e një lidereje në arritjen e rezultateve konkrete.

Tv Klan