Një ari ka sulmuar dhe ka dëmtuar rëndë një 36-vjeçar. Ai është Shehap Dafku, punëtor i hidrocentralit nga fshati Brekie. Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit e së shtunës, kur Dafku po shkonte në punë.

Ariu i ka dalë para rreth 100 metra afër rrugës Kukës – Shishtavec.

Nga sulmi 36-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe në njërin sy. Aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al