Dy doganiere dhe një tregtar janë vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Arrestimi i tyre u bë pasi policia ndaloi një fugon mallrash në rrugën  Morinë – Kukës, brenda të cilit u gjetën  267 pako lëndë plastike dhe materiale ndërtimi, pa dokumenta shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se tregtari  kishte hyrë nga Pika e Morinës, pa shlyer detyrimet doganore.

Përveç tregtarit, u ndaluan edhe dy doganierët, që ishin në detyrë, të cilët nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallrat që po hynin kontrabandë./ABC News