Ndalet skuadra e Duros, pika e parë për kurbinasit

Kukësi la pikë për herë të parë në këtë kampionat, duke barazuar 1 – 1 me Laçin të dielën në Shkodër. Për kurbinasit ishte pika e parë për sezonin 2019-2020.

Një përballjë që nuk tregoi shumë në pjesën e parë me pretendimin për një penallti nga skuadra e Shpëtim Duros. Pas pushimit ritmi ishte më i lartë.

Nwabueze realizoi për Laçin në të 51’. Kurbinasit me kalimin e minutave u përqendruan më shumë në mbrojtje, por avantazhi zgjati deri në të 87’. Musta shpëtoi Kukësin nga humbja. Mesfushori shënoi me një goditje nga jashtë zonës. Në sfidën e radhës Kukësi do të luajë në fushën e Bylisit, ndërsa Laçi do të presë Partizanin.

Tv Klan