Kukësi barazon në takimin e parë të Champions

Ndeshja me Valletta përfundon me rezultatin 0 – 0 

Kukësi e nisi me një barazim pa gola aventurën në Champions League. Skuadra e Peter Pakult nuk shkoi më shumë se një rezultat 0 – 0 me maltezët e Valetas në takimin që u zhvillua në Shkodër.

Trajneri Pakult aktivizoi në këtë takim disa nga afrimet e merkatos së verës. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën në Maltë. Kukësi siguroi pjesëmarrjen në Champions League pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar Skënderbeun nga kupat e Europës për 10 vjet.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*