Laçi merr vendin e tretë të renditjes

Mes Kukësit dhe Teutës përfundoi me 3 gola dhe 3 kartonë të kuq. Veriorët siguruar fitoren 3-0, humbën një penallti dhe dolën nga ndeshja me 10 lojtarë. Dy futbollistë të Teutës u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Limaj që në minutën e 5′ zhbllokoi sfidën duke i dhënë avantazhin Kukësit. Kupër, 7 minuta më pas dhe në të 35′ vendosi rezultatin 3-0. Por në pjesën e dytë Albano Aleksi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Më pas Beqja u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali me dorë një top që po i drejtohej rrjetës. 11-metërsh për Kukësin. Musolli nuk ishte i saktë. Në minutat e fundit të sfidës, Krasniqi i Kukësit merr të dytin karton të verdhë.

Kukësi shkurton diferencën me Tiranën dhe tashmë i ndajnë vetëm 4 pikë. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Skënderbeu fitoi 2-1 ndaj Vllaznisë.

Më herët Laçi fitoi rezultatin 3-1, ndaj Luftëtarit. Dy prej mbrojtësve gjirokastritë shënuar autogol. Xhixha është shënuesi tjetër për skuadrën e Armando Cungut. Laçi ngjitet në vendin e tretë, ndërsa Luftëtari vazhdon të luajë sa për statistikë, pasi është i rënë nga kategoria.

Tv Klan