Kukësi është fitues i Kupës së Shqipërisë. Skuadra verilindore merr këtë trofe për herë të dytë në histori. Ekipi i Ernest Gjokës mundi Tiranën 2-1 duke e gjetur golin e parë në minutën e 4′ me Shkurtajn.

Pjesa e parë u dominua nga Kukësi që pati disa raste për të dyfishuar. Pjesa e dytë nisi me një muzikë tjetër. Tirana gjeti golin e barazimit me Ngoo.

Kukësi nuk e pranoi këtë rezultat dhe reagimi ishte i menjëhershëm. Valdet Rama në kombinim me Shkurtajn i krijuan mundësinë Reginaldos të shënojë golin e fitores.

Festa e ligjshme e futbollistëve të Kukësit që bënë një sezon mjaft të mirë me gjithë ndryshimet disa herë të stafit teknik. Kupa e ngritur nga dy kapitenët Shameti dhe Musolli është trofeu i tretë për Kukësin nën drejtimin e Presidentit Safet Gjici.

Tv Klan