Kukësi mundi Skënderbeun me një penallti të realizuar nga brazilianit William Cordeiro në pjesën e dytë. Suksesi 1 – 0 e ngjiti ekipin e Armando Cungut në vendin e tretë me pikë të barabarta me skuadrën korçare. Fitorja pritet të japë besim te skuadra sipas trajnerit Cungu.

Armando Cungu, trajner i Kukësit:

Ishte e rëndësishme për pikë, moralin e ekipit, për të kuptuar dhe menduar që kanë mundësinë për të vazdhuar më përpara.

Për trajnerin e Skënderbeut, Orges Shehi loja e mirë duhet të kthehet në motiv për të fituar edhe pse në 3 ndeshjet e fundit janë marrë vetëm 1 pikë.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut: 

Po luajmë mirë, por nuk po marrim rezultat, na dhemb por duhet ta kthejmë dhimbjen në forcë.

Ndeshja e luajtur të premten në Kamëz pati edhe momente tensioni nga ana e tifozëve, por pa patur pasoja. Superliga po zhvillon javën e 16.

Tv Klan