Egnatia barazon 1-1 me Skënderbeun

Me filozofinë e të marrit të ndeshjeve një nga një, Kukësi ruajti kreun e renditjes pas javës së 3 të Superligës.

Veriorët e drejtuar nga italiani Diego Longo barazuan me rezultatin 2 – 2 në përballjen ndaj Laçit në stadiumin e  Kamzës.

Të dy skuadrat e nisën lojën për të gjetur shpejt golin dhe kjo prodhoi raste nga të dy krahët, por ishin kuksianët më të suksesshëm në minutën e 31’. Milunoviç ndoqi mirë aksionin e skuadrës dhe topi i kthyer nga portieri i Laçit u shfrytëzua për golin e avantazhit.

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm. Laçi bëri 3 zëvendësime dhe rriti shumë nivelin e lojës, por ishte sërish Kukësi që pati sukses.

Ishte kroati Basa që këmbënguli dhe i vetëm përballë disa futbollistëve laçianë gjeti hapësirën për të shënuar. 10 minuta më pas Laçi hapi lojën me golin e Zarubica.

Në fund kur Kukësi dukej se do të fitonte sfidën, kurbinasit barazuan rezultatin në 2 – 2 sërish me Zarubica.

Në ndeshjen tjetër që mbylli javën e 3 të Superligës, Egnatia barazoi 1-1 me Skënderbeun.

Tv Klan