Verilindorët zyrtarizojnë Skënder Gegën, prezantohet të hënën
Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka arritur akordin me ish-trajnerin e Skënderbeut, duke i besuar drejtimin e saj në sezonin 2022-2023.
Gega rikthehet kështu te Kukësi, pas një sezoni e gjysmë. Ai u largua nga skuadra në javën e 11-të të sezonit 2020-2021 për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në stadiumin e Kukësit. Në stolin e verilindorëve, Gega pason Diego Longon të shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta. Sezonin që sapo u mbyll Kukësi e përfundoi në vendin e katërt me 55 pikë.
Klan News