Apolonia i merr barazimin Partizanit në çastet e fundit

Kukësi pësoi një tjetër humbje në kampionat. Laçi e mundi me rezultatin 3-2 në sfidën e zhvilluar këtë të shtunë, duke u ngjitur i dyti. Kukësi është në krizë, pasi në 5 javët e fundit ka marrë vetëm 1 pikë, duke humbur pozicione në renditje.

Apolonia i mori barazimin 1-1 Partizanit në çastet e fundit. Për të kuqtë shënoi Cara në të 81’, por Zaimaj barazoi me penallti në kohën shtesë. Tirana e mbylli pa gola sfidën në fushën e Bylisit. Sfida tjetër e së shtunës Kastrioti-Skënderbeu përfundoi me rezultatin 2-2.

Të premten Vllaznia mundi 1-0 Teutën dhe tani diferenca me ndjekësit më të afërt është 9 pikë. Për durrsakët ishte disfata e parë sezonale. Java e 13 hapi vitin 2021 për Superligën.

Tv Klan