Kukësi do të kërkojë kualifikimin me La Valletta të Maltës në ndeshjen që do të luajë sot prej orës 18.00, e vlefshme për kualifikueset e Champions League.

Përballja e parë e luajtur në Loro Boriçi përfundoi 0-0. Verilindorët u turbulluan pas ndryshimeve në bankinë, por gjithsesi thonë se kanë besim tek kualifkimi. Armando Cungu në drejtim të ekipit kishte pak kohë për të përgatitur këtë ndeshje.

Të gjithë lojtarët i ka në dispozicion dhe shkodrani do të përpiqet të marrë rezultat, pak rëndësi ka për stilin e lojës. objektivi i vendosur nga drejtuesit e klubit që me hedhjen e shortit ishte që të kualifikoheshin për në fazën e grupeve.

Të enjten është radha e Laçit, Luftëtarit dhe Partizanit, në Europa League.

Teksa gjirokastritët thuajse nuk kanë fare shpresë, Partizani humbi 1-0 në ndeshjen e parë me Mariborin. Laçi është disi më i favorizuar pasi në humbjen 2-1, goli i Hoxhallarit mund të rezultojë çelësi i suksesit. Kurbinasve iu duhet një fitore minimale 1-0 për tu kualifikuar.

Tv Klan