Teuta dhe Kukësi luajnë gjithçka për gjithçka. Distanca mes tyre është dy pikë, përveç kësaj të dyja nuk duan që Partizani të shkëputet me shumë në krye të renditjes.

Më të interesuar për të mbajtur pozicionin janë kuksianët që ndodhen në vendin e dytë. Për këtë arsye atyre iu duhet fitorja në këtë ndeshje me shumë se kurrë. Trajneri shkodran Armando Cungu pritet të hedhë në sulm që prej minutës së parë Shkurtajn dhe Rexhinaldon.

Në stërvitjen e fundit është provuar edhe kombinimi mes dy futbollistëve. Cungu pritet ta nisë me rreshtimin 4-4-2. Mbrojtja me Maliqin, Shametin, Cuculin dhe rrumbullakun duhet të jetë tejet e ngjeshur pasi sulmi i Teutës është reparti më eficent. Në mesfushë kthehet titullar Limaj. Do të jenë po ashtu Ethemi, Dzaria dhe Melo.

Ndërsa Bledi Shkëmbi do të vendosë skuadrën në modulin 4-2-3-1. Tekniku korçar ka ndërthurur mirë eksperiencën në mbrojtje me mesfushën dhe urinë për gola që ka sulmi. Në fakt veç Busiç që do të jetë i avancuar edhe Progni, Kallaku dhe Kamara janë njohës të portës kundërshtare.

Tv Klan