Tirana pëson humbjen e parë

Kukësi i ka shkaktuar Tiranës humbjen e parë të sezonit, pas 9 javësh të luajtura në kategorinë e më të mirave.

Faza e parë e kampionatit mbyllet me luftën për titull të rihapur, ndërsa verilindorët janë vetëm 3 pikë larg bardhebluve në renditje, pas fitores 2-1 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Pas një pjesë të parë të luftuar, tri golat u realizuan në 45 minutat e dyta.

Kukësi zhbllokoi rezultatin në minutën e 49 falë Milunoviçit.

Tirana barazoi shifrat në minutën e 82, pasi Seferi u tregua i saktë nga gjuajtja e penalltisë.

Në të 88’, Basha e çoi rezultatin në 2-1 pas një gjuajtjeje mjaft të bukur.

Bardheblutë u mundën pas 5 fitoreve radhazi, ndërsa verilindorët morën fitoren e tretë në 4 takimet e fundit.

Klan News