Kukësi fitoi 1-0 ndaj Kamzës. Goli erdhi nga mbrojtësi Shameti në pjesën e parë të takimit. Verilindorët u treguan cinikë duke luajtur me kujdes për të mbrojtur rezultatin që ka më shumë rëndësi se loja e bukur.

Kastrioti dhe Laçi ndanë nga një pikë në barazimin që u shoqërua me tension në fushë. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, por me një karton të kuq në dëm të Kastriotit. Çela u dënua për ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit.

Në mesin e të dytës edhe Laçi u gjend me 10 lojtarë pas të kuqit që mori Najdenov. Megjithëse me 10 lojtarë krutanët gjetën golin me anë të Junior në minutën e 78, por nuk mundën ta mbajnë avantazhin pasi Laçi barazoi në minutën e 89 me Fangaj.

Tv Klan