Tirana fiton 5-1 me Luftëtarin

Kukësi ruajti kreun e renditjes. Veriorët e Shpëtim Duros fituan 1-0 me Partizanin. Kristal Abazaj është heroi i ndeshjes për Kukësin si shënuesi i golit të fitores. Por futbollistët e partizanin pretenduan se topi nuk e kaloi vijën fatale.

Kukësi u hodh në sulm duke përfituar nga atmosfera e momentit. Arriti sa të pretendonte edhe një 11-metërsh për prekje të topit me dorë.

Partizani i kishte rastet por nuk diti ti shfrytëzonte me sukses. Tirana e Egbo mori fitoren e 5 radhazi në kampionat, një tjetër rekord ky i bardhebluve këtë sezon.

Suksesi 5-1 ndaj Luftëtarit e çon Tiranën përkohësisht në vendin e parë të renditjes dhe si skuadra me më shumë gola të shënuar. Në Selman Stërmasi ka qenë një ndeshje që ka folur vetëm për të zotët e shtëpisë përballë një luftëtari me shumë të rinj.

Cobbinnah zhbllokoi sfidën në minutën e 14, ndërsa 3 minuta më vonë ishte Batha që dyfishoi. Ngo’o çoi shifrat në 3-0 në minutën e 35.  U duk qartë se Tirana e kishte mposhtur kundërshtarin, por pjesa e dytë nisi me një gol të Çelës për miqtë, ndërsa më pas ishin Muçi dhe sërish Batha që shënuan edhe dy gola të tjerë për Tiranën, duke vulosur rezultatin 5-1.

SUPERLIGA JAVA 19

Skënderbeu 1 – 0 Flamurtari

Vllaznia 0 – 0 Laçi

Tirana 5 – 1 Luftëtari

Teuta 1 – 0 Bylis

Kukësi 1 – 0 Partizani

SUPERLIGA RENDITJA

1 Kukësi                                               35

2 Tirana                                                34

3 Teuta                                 31

4 Bylis                                    30

5 Laçi                                     29

6 Partizani                           28

7 Vllaznia                             27

8 Skënderbeu                    27

9 Luftëtari                           12

10 Flamurtari                      6

Tv Klan