

Kukësi mund Tiranën
Bylisi barazon me Partizanin
Kukësi i shkaktoi Tiranës humbjen e parë sezonale. Ndeshja e luajtur në Elbasan përfundoi me rezultatin 2-1. Abazaj në pjesën e parë dhe Shkurtaj në fillimin e së dytës shënuan për Kukësin, ndërsa Tirana vetëm ngushtoi diferencën me Cobbina.
Rastet e tjera të bardhebluve nuk u konkretizuan. Tirana gjithsesi ruan vendin e parë, por ka 10 pikë po aq sa Kukësi i vendit të dytë. Bylisi bëri një tjetër surprizë duke barazuar 1-1 Partizanin në sfidën e javës së pestë të Superligës.
Në ndeshjen e luajtur të shtunën në Tiranë fillimisht shënuan vendasit, por miqtë barazuan në kohën shtesë. Në takimin tjetër të zhvilluar Skënderbeu mundi Teutën me rezultatin 1-0 falë golit të Krasniqit. Java e pestë e Superligës do të zhvillojë të dielën ndeshjet e tjera.
Tv Klan
