Trajnerët vlerësojnë futbollistët për lojën

Një ditë do të vinte dhe kjo ndodhi në ndeshjen e javës së nëntë. Tirana pësoi humbjen e parë të sezonit në ndeshjen kundër Kukësit e luajtur në Loro Borici. Trajneri i bardhebluve Orges Shehi e kishte përgatitur skuadrën për një ditë të tillë, megjithëse është i bindur se skuadra e tij, nuk mori atë çka meritoi.

Ndërsa Diego Longo vlerëson skuadrën e tij duke treguar peshën e Tiranës si kundërshtar.

“Ndeshje kundër skuadrave të tilla janë gjithnjë të vështira. Ne e kuptuan se ata janë më të mirë se ne dhe ishim kokëulur, ditëm të sakrifikonim  në disa momente, ishim shumë të organizuar dhe shënuam kur patëm mundësi”. 

Kukësi po konfirmohet si skuadra më e fortë e sezonit, pasi po i ngjit shkallët në çdo javë. Tashmë me eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, veriorët do t’i drejtojnë energjitë tek kampionati, duke paralajmëruar se rivaliteti do të jetë i lartë këtë sezon.

Tv Klan