Kukësi nuk përfitoi nga ndalesa e Partizanit, duke barazuar pa gola me Teutën të dielën. Diferenca me të kuqtë kryesues mbetet 10 pikë, ndërsa lufta për një vend në kupat e Europës bëhet akoma më interesante. Reginaldo dhe Shkurtaj nuk shfrytëzuan rastet për gol që patën në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz. Në garën për mbijetesë, sfida direkte mes Luftëtarit dhe Tiranës përfundoi në barazim 1 – 1.

Golit të Hasanit me 11-metërsh në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Rapo në të dytën. Ky rezultat e afron më shumë Kastriotin me rivalët, pasi ekipi krutan mori fitoren në tavolinë 3 – 0 me Kamzën e përjashtuar.

Krutanët ndodhen ne vendin e parafundit, 3 pike më pak se tirana. Të shtunën Partizani barazoi 1 – 1 me Laçin në “Selman Stërmasi”.

Tv Klan