Duro: Pres nga sulmuesit të shënojnë më shumë

Për herë të parë në këtë sezon me grup të plotë lojtarësh dhe pa dëmtime Shpëtim Duro po përgatit Kukësin për ndeshjen delikate me Bylisin. Tekniku thotë për Tv Klan se gjithsesi e ka një shqetësim që ka të bëjë me sulmin si reparti që pritet të zgjidhë ndeshjen me ballshiotët.

Për veriorët rikthehet Vasil Shkurtaj, i cili ka shënuar 7 gola në 9 ndeshje, por vlonjati e di mirë se i vetëm nuk do ta ketë të lehtë përballë mbrojtjes ballshiote.

Kukësi që edhe këtë sezon pretendon trofe gjendet në vendin e 5 në renditje me 18 pikë, dy më pak se Bylisi i vendit të dytë.

Tv Klan