Sfidë interesante edhe Skënderbeu – Flamurtari

Superliga do të nisë me një supersfidë. Kukësi dhe Partizani rikthehen përballë njëra-tjetrës me nervin e një jave më parë kur verilindorëve në vetëm 2 minuta iu iku nga duart trofeu i Superkupës. Partizani do të përdorë të njëjtin rreshtim dhe formacion, por në majën e sulmit do të jetë njeriu që siguroi Superkupën, xhamajkani Brian Broën.

Ndërsa Shpëtim Duro ka dilema për 11-shen titullare, sidomos në repartin e mbrojtjes. Megjithatë tekniku mund t’i besojë formacionit që përdori në finalen e Superkupës, pasi sikurse u shpreh, është tejet i kënaqur nga loja dhe impenjimi i lojtarëve të tij.

Në ndeshjet e tjera të javës që do të luhen të shtunën, sfidë interesante pritet të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Tek korçarët u rikthye trajneri Ilir Daja. Ndërsa të dy skuadrat thuajse janë riformatuar.

Përballë Tiranës, Luftëtari do ta nisë me ujëra të trazuar. Vetëm një ditë para nisjez së sezonit, gjirokastritët ndryshuan trajner. Iku Klevis Dalipi dhe u afrua Klodian Duro.

Në ndeshjet e tjera të javës së parë, Vllaznia e rikthyer në Superligë pret Laçin, ndërsa Teuta pret Bylisin.

Tv Klan