Në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 26, Kukësi i vendit të dytë do të presë Partizanin kryeses në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Trajneri Ramadan Ndreu përpiqet të motivojë skuadrën në prag të kësaj sfide. Ndërsa tek Partizani situata nuk është fort e qetë. Të kuqtë kanë disa mungesa dhe trajneri Gega përpiqet të mbajë skuadrën me këmbë në tokë.

Partizani nuk do të ketë të gatshëm Bruno Telushin, Lum Rexhepin, Rubin Hebajn, ndërsa kanë shfaqur problem edhe Jurgen Bardhi, Dilaver Duka. Ndërsa Lorenc Trashi dhe Esat Mala nuk kanë qenë me grupin për shkak të angazhimeve me skuadrat përfaqësuese.

Tv Klan