Kukësi u s’kualifikua nga Europa League edhe pse fitoi ndeshjen e kthimit me Torpedo Kutaisi nga Gjeorgjia. Skuadra shqiptare e arriti suksesin në ndeshjen e kthimit falë 2 penalltive që fitoi dhe ktheu në gol Rexhinaldo.

Një gol për secilën pjesë. Kuksianët bënë lojë të mirë, por nuk mundën të finalizonin me sukses të gjitha rastet e krijuara më së shumti prej ngarkesës emocionale dhe dëshirës për të fituar. Përpara portës kundërshtare u treguan gjithnjë të pasigurt.

15 minutat e fundit të ndeshjes ishin ato që prodhuan më shumë emocione, por nuk sollën kualifikimin e dëshiruar të Kukësit që i mjaftonte vetëm një gol për tu kualifikuar, pasi e kishte humbur ndeshjen e parë 5-2.

Këtë sezon Kukësi e nisi aventurën europiane në Champions League si zëvendësues i Skënderbeut. Fillimisht skuadra verilindore u përball me Valletën e Maltës. Barazimi 1-1 në fushë kundërshtare i dha mundësinë e kalimit në turin e dytë ku u përball me Qarabag. Ndeshjen e parë në Shkodër, Kukësi barazoi 0-0 por në të kthimit në Azerbajxhan humbi 3-0 duke e vazhduar eksperiencën europianë në Europa League me Torpedon.

Tv Klan