Ndoshta me Vllazninë do të jetë përballja e vërtetë deri tani. Kukësi do të presë shkodranët  që nën drejtimin e Ernest Gjokës nuk arritën të fitojnë në ndeshjen e një javë më parë. Secili që do të luajë të bëjë më të mirën me skuadrën e tij. Kështu e sheh Mladen Milinkovic, traineri i kukësit

Mladen milinkovic / Trajner i Kukësit

Nuk e shikoj si një sfidë me Gjokën. E vlerësoj si një koleg të suksesshëm, por dua të fitoj. Unë dua të grumbulloj as më shumë pikë të jetë e mundur deri në dhjetor. Ne duhet të shikojmë punën tonë dhe nëse nuk marrim pikët në ndeshjet tona nuk ka rëndësi nëse ekipet r tjerë të ndalin Skënderbeun.

Pikërisht korçarët janë skuadra në vendin e parë në renditje që megjithëse e impenjuar edhe në Europë po shfaqet e pandalshme në superligë.

Ilir Daja /Trajner i Skënderbeut

Nëse bëjmë ç’kemi bërë këto 7 javë s’na mbetet shumë për të parë ç’bëjnë rivalet. Pothuajse 90% e grupit janë të gatshëm për ndeshje. Qe nesër besoj të kemi sa me pak dëmtime nëse do kemi të gjithë kontigjentin do ta përballojmë intensitetin.

Skënderbeu do të përballet me Luftëtarin që këtë sezon është ende në pozicionet e fundit në renditje.

Tv Klan