Vasil Shkurtaj është goditja e madhe e Kukësit në këtë merkato Janari. Verilindorët kanë fituar garën me Partizanin për 29-vjeçarin, duke arritur që të bindë të rikthejë sërish qendërsulmuesin me fanellën blu. Shkurtaj ka firmosur një kontratë me klubin verilindor për 6-muaj me opsion rinovimi për një tjetër sezon.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke i ururar mirëseardhjen sulmuesit.

Sulmuesi vjen pas aventurës që kishte në Kinë, teksa më parë ai ka mbajtur veshur fanellat e Luftëtarit në Kategorinë Superiore ku spikati me paraqitjet dhe golat e tij. Një përforcim tepër cilësor ky nga ana e Kukësit, që tregon qartë objektivin për të triumfuar këtë vit në Superiore.

Klan News