Në sfidën Kastrioti-Kukësi, verilindorët kanë arritur të marrin 3 pikë të rëndësishme pas triumfit ndaj Kastriotit me rezultatin 0-3 , duke u kthyer te fitorja pas dy muajsh.

Fitorja e gjashtë larg shtëpisë erdhi nga dy golat e qendërsulmuesit Patrick Friday Eze, ndërsa goli i tretë për verilindorët u shënua nga Bruno Lulaj.

Pas kësaj fitoreje Kukësi renditet në vendin e 6 në kuotën e 35 pikëve, ndërsa skuadra e Kastriotit renditet në vendin e 7 në kuotën e 30 pikëve.

Klan News