Kukësi shumë i fortë për Egnatian, verilindorët e nisin me fitore sezonin e ri


Kukësi shumë i fortë për Egnatian, verilindorët e nisin me fitore sezonin e ri

21:40 12/09/2021

Në stadiumin e ri, Egnatia u mund me rezultatin 1-3 nga Kukësi. Në Rrogozhinë kishte një entuziazëm të madh për takimin, pasi skuadra e qytetit rikthehej në kategorinë e më të mirave pas 16 vitesh.

Në “Arena Egnatia”, u zhvillua një lojë mjaft e luftuar mes dy ekipeve. Por vendasve u mungoi eksperienca e nevojshme ndaj një rivali të fortë si Kukësi, që tregoi superioritet.

Miqtë gjetën golin e parë të takimit në minutën e 22, me anë të Dacit.  Dy minuta nga fundi i pjesës së parë erdhi goli i dytë për verilindorët me anë të Peposhit.

Pavarësisht kësaj, Egnatia u tregua kërkuese dhe pas disa përpjekjeve gjeti rrjetën falë të Telushit në minutën e 90.

Por Kukësi i riktheu me këmbë në tokë, ku Milunoviçi shënoi golin e tretë në minutën e 4 shtesë.

Klan News






Të ngjashme