Takimi Kukësi – Skënderbeu kujton rivalitetin e viteve të fundit mes tyre për titullin. Ndeshja e së premtes është ende herët për të vendosur për kampionatin, por do të jetë e veçantë për trajnerin e korçarëve Orges Shehin, i cili deri para pak kohësh e ka përjetuar si lojtar.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut:

Jo vetëm tani, por edhe edicione të tjerë ka qenë një ndër rivalët kryersorë. Është një ndeshje me rëndësi të veçantë për ne. Vjen pas një takimi të luajtur mirë, por ku nuk morëm pikët, megjithatë na bën optimist për vazhdimësinë.

Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti e shikon si një mundësi për t’iu afruar një kundërshtari të fortë.

Ylli Shameti, kapiten i Kukësit: Mendoj që kemi bërë shumë hapa fals javët e kaluara dhe nuk na lejohet më. Shpresoj që të marrim 3 pikët që do të na japin qetësi, sidomos ndaj një rivali që kemi pasur përballje të forta.

Ndeshja kryesore e javës së 16 do të luhet të premten në orën 14:00 në stadiumin e Kamzës.

Tv Klan