Luhet edhe Dinamo-Egnatia

Kukësi pret Tiranën në “Loro Boriçi”. Veriorët e Diego Longo do të tentojnë më të mirën e tyre për të ndalur bardheblutë që deri më tani nuk kanë hasur ende në pengesa serioze në kampionat duke marrë vetëm 2 barazime, 6 fitore dhe asnjë humbje.

Orges Shehi është duke bindur edhe me golat e shënuar. Me Kukësin është ndeshje delikate ku nuk pranohet humbja. Për këtë tekniku i Tiranës ka ndërtuar formacionin më të mirë të momentit. Shpresohet shumë tek Totre dhe Seferi teksa Ngo do të tërheqë pas vetes mbrojtësit e Kukësit.

Nga ana tjetër Diego Longo ka ndërtuar një formacion më së shumti shkatërrues dhe mbrojtës për tu përpjekur të kapë Tiranën në kundërsulm edhe pse bardheblutë kanë mbrojtjen më të mirë të momentit. Për Kukësin u konfirmuan rikuperimin portieri Tafa, mbrojtësi Peposhi dhe sulmuesi Puntus

Pasditen e kësaj të hëne do të luhet edhe Dinamo – Egnatia.

Tv Klan