Kukësi-Tirana, sfidë për kreun

Posta

Kukësi-Tirana, sfidë për kreun

19:40 20/09/2019

Partizani kërkon fitoren me Bylis

Në ndeshjet e javës së 5 të Superligës Kukësi – Tirana është takimi më i rëndësishëm pasi të dy skuadrat janë projektuar si pretendente për titull. Edhe në renditje të dy ekipet janë fare pranë, pasi i ndajnë vetëm 3 pikë, me Tiranën që kryeson dhe Kukësin që gjendet në vendin e tretë. Trajneri i bardhebluve Ardian Mema e cilëson një provë të rëndësishme.

“Këto ekipe duhen menaxhuar mirë që mos të humbasësh dhe nëse fiton është goxha test i mirë.”

Një tjetër ndeshje e rëndësishme e javës që do të luhet në shtunën është edhe Partizani-Bylis. Të kuqtë vijnë nga humbja me Laçin ndërsa ballshiotët nga fitorja me Kukësin. Trajneri i Partizanit Franco Lerda e ka të qartë se si duhet të luajë për të marrë 3 pikët.

“Bylisi është një skuadër që do të ketë vëmendjen maksimale nga ne. E kam, ndjekur në dy takimet ndaj Skënderbeut dhe Kukësit. Ne duhet të bëjmë një ndeshje shumë agresive, duhet të kemi shumë durim, pasi ata vrapojnë shumë, por në fund duhet të marrim tre pikët dhe të kemi sukses, pasi është një kundërshtar delikat.”

Teuta e vendit të dytë do të vizitojë Skënderbeun në Korçë ndërsa të dielën luhet Vllaznia – Luftëtari dhe Flamurtari – Laçi.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT