Kukësi triumfoi me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Apolonisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë e Parë.

Sukses i rëndësishëm për verilindorët, që rikthehen te fitorja dhe ngjiten në vendin e tetë me 16 pikë, 1 më shumë se Apolonia që zbret në vendin e nëntë.

Te fitorja u rikthye edhe Lushnja, që mposhti në shtëpi Kastriotin me rezultatin 2-0. Me 3 pikët e marra, “lagunarët” ngjiten në vendin e gjashtë me 18 pikë, ndërsa krutanët mbajnë vendin e katërt me 23 pikë.

Dy takimet e tjera nuk prodhuan fitues, me Burrelin që u ndal pa gola nga Korabi, ndërsa Erzeni barazoi 1-1 ndaj Valbonës.

RENDITJA:

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al