Kukësi dhe Teuta

duhet të bëjnë mrekullinë për të përmbysur humbjet 3 – 0 në takimet e para në

Europa League. Ndeshjet në transfertë me Debreceni dhe Ventspils ishin një

goditje e fortë për të dy ekipet. Duke njohur gabimet e ekipit të tij trajneri

i Kukësit, Ernest Gjoka përmendi edhe gjykimin që pati probleme.

Ernest Gjoka trajner i Kukësit: Gjyqtari na penalizoi, pasi nuk dha kartonë për kundërshtarin dhe një penallti në favorin tonë.

Një sfidë e

vështirë do të jetë ajo e kthimit edhe për Teutën. Për Bledi Shkëmbin në

takimin e parë ndikoi edhe gjendja fizike.

Bledi Shkëmbi ,trajner i Teutës: Gjendja fizike ndikoi në rezultat, pasi kundërshtari po luan në kampionat, ndërsa ne kemi zhvilluar vetëm ndeshje miqësore.

Me lojën që tregoi dhe barazimin 1 – 1 më shumë shanse ka Laçi edhe pse përballë ka një skuadër si Hapoel Beer Sheva. Ndeshjet që do të vendosin të ekipet që do të kalojnë në turin e dytë do të luhen të enjten e ardhshme.

Tv Klan