U nda nga jeta vetëm 5 ditë përpara mbrëmjes së ëndërruar të maturës.

Por miqtë dhe shokët e klasës, në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës, kanë dashur që ajo të ishte medoemos në këtë mbrëmje.

Erlida Asllanaj u nda tragjikisht nga jeta në liqenin e Kukësit, më 23 Qershor.

Maturantja e ëndërronte si të gjithë të rinjtë këtë natë, madje kishte bërë gati dhe fustanin.

E që ajo të ishte mes tyre, ashtu siç kishte qenë për gjithë këto vite, shoqëria e saj ka bërë një gjest të veçantë.

lida-6

Ata janë shfaqur në mbrëmje të veshur elegantë dhe me portretin e saj në duar, ndërsa disa nga targat e makinave shkruhej,

“Lida, ti je këtu!”

./tvklan.al