Kuksianët kërkojnë heqjen e masës për hyrje në Kosovë me 3 doza vaksine




Kuksianët kërkojnë heqjen e masës për hyrje në Kosovë me 3 doza vaksine

11:56 24/01/2022

Qytetarët e Kukësit kërkojnë nga qeveria heqjen e masën për hyrjen në Kosovë me 3 doza të vaksinës kundër koronavirusit, pasi siç thanë ata, në Shqipëri doza e tretë u jepet vetëm të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike.

Ekipi i Klan Kosovës po qëndron atje, dhe sipas gazetarit Haris Ademi, qytetarët më tej janë ankuar se testi PCR kushton rreth 30 euro dhe nuk kanë mundësi ta paguajnë për të hyrë në Kosovë.

Me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron, asnjë qytetarë i huaj nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa pasur 3 doza të vaksinës, ose një test PCR negativ.











Të ngjashme