Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, janë përplasur në rrjetet sociale këtë të hënë lidhur me gjendjen arsimit në Shqipëri, pikërisht në ditën që rreth 480 mijë nxënës nisën vitin e ri mësimor.

Akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike se Ministria e Arsimit po fsheh numrin e shkollave të mbyllura dhe “gjendjen katastrofike në arsim si pasojë e politikave të dështuara”, kryeministri Rama iu përgjigj me një status në Twitter.

Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë

”, shkroi kryeministri Rama.

Por, etiketimit të kreu të qeverisë ndaj deputetëve si “kukulla opozitare”, kreu i PD-së Basha iu përgjigj duke e quajtur Ramën “kukull të krimit.” Kryeopozitari e cilësoi Ramën si politikanin më të paaftë dhe të dështuar në 30 vite.

Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri

”, u përgjigj Basha.

 

/tvklan.al