Njeriu që ndërtoi hotele në Dubai, vë në zbatim projektin ambicioz

Kulla Ciel që do të ndërtohet në Dubai, pritet të jetë hoteli më i lartë në botë. Ai do të ketë më shumë se 1 mijë dhoma dhe suita të shpërndara në 82 kate. Hoteli pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe të jetë një ndërthurje e luksit dhe arkitekturës moderne. Projekti do të jetë gjithashtu efikas në energji, duke përdorur 25% më pak energji për kondicionimin e ajrit.

Është pikërisht presidenti i firmës Arkitekturore dhe Inxhinierike Norr, Yahya Jan, i cili ka bërë edhe disa prej ndërtesave më të njohura të Dubait si, Hotelet Atlantis dhe Shangri-La.

“Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me arkitekturën. Ka të bëjë me arkitekturën dhe inxhinierinë që vijnë së bashku. Kjo është arsyeja pse unë e dua shumë. Ai është pasioni im, konvergjenca e shkencës dhe artit”, u shpreh Jan.

Jan u rrit në Pakistan dhe u transferua në SHBA, në moshën 18-vjeçare për të studiuar inxhinieri strukturore në Princeton. Ai shkoi për herë të parë në Dubai në 1996, por thotë se kurrë nuk e kishte menduar se do të linte një trashëgimi të tillë, duke modeluar disa nga ndërtesat më ikonike të qytetit. Sa i përket Kullës Ciel, Jan shpreson që ajo të shihet si e përjetshme, si Empire State Building ose Chrysler Building në Neë York City. /klannews