Policia e Krujës ka vënë sot në pranga 3 persona që akuzohen se kultivonin kanabis. Autoritetet sqarojnë se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në pyllin e Krastës, ku janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në fund të operacionit në pranga kanë rënë: Sulejman Blushi, 20 vjeç, Ermond Goga, 29 vjeç dhe Kristi Goga, 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Krastë” janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapo mbjellë në kubikë.

Po ashtu gjatë kontrollit të banesës së Sulejman Blushi u gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërsa në banesën e Ermond dhe Kristi Goga që janë vëllezër janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërsa gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al