Kultivuan drogë në pyll, arrestohen 4 persona



Kultivuan drogë në pyll, arrestohen 4 persona

11:07 03/12/2020

Pas një hetimi 3-mujor është finalizuar sot operacioni i koduar “Vela”. Policia e Lezhës bën me dije se sot janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit për 4 persona, pasi ishin nën hetim për kultivim të bimëve narkotike.

Autoritetet njoftojnë se bazuar në provat e grumbulluara u bë ekzekutimi i urdhrave të Prokurorisë, për ndalimin e 4 personave që ishin nën hetim.

Më tej Policia njfton se në pranga kanë rëndë D. Ll., 46 vjeç, A. Gj., 44 vjeç, F. N., 46 vjeç dhe A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Velë dhe Lezhë.

Këta persona dyshohet se gjatë vitit 2020, në zonat pyjore të fshatit Velë, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga policia./tvklan.al






Të ngjashme