Kultivuan kanabis, arrestohen 3 vëllezër

Kultivuan kanabis, arrestohen 3 vëllezër

10:06 21/09/2019

Tre persona janë arrestuar në Shkodër në kuadër të aksionit policor të koduar “Brebulla” kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë tre vëllezër K.S. 33 vjeç, D.S. 26 vjeç dhe L.S. 35 vjeç. Pas një hetimi 3-mujor nga ana e uniformave blu, është zbuluar se vëllezërit janë autorë të kultivimit të kanabisit në zonën e Toplanës.

Bimët narkotike ishin kultivuar në një terren të vështirë malor në Vaun e Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori