Kultivuan kanabis në Peqin/ Arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre, procedohet kryeplaku




Kultivuan kanabis në Peqin/ Arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre, procedohet kryeplaku

10:06 02/07/2022

Dy vëllezër dhe një person i tretë janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni anti-kanabis në Peqin. Në pranga kanë rënë vëllezërit Nj.S. 36 vjeç dhe G.S. 45 vjeç nga Sauku i Tiranës, si dhe M.S. 47 vjeç nga Rrogozhina.

Ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Garunjë e Madhe, H.M., për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në këtë fshat policia gjeti fidanë kanabisi, që dyshohet të jenë kultivuar nga 3 të arrestuarit. Droga u shkatërrua me djegie.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e shtetasve G. S. dhe Nj. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe 1 thikë.  /tvklan.al










Të ngjashme