Rei Manaj është aktivizuar sërish sot me skuadrën e Barcelonës. Edhe pse në dy ndeshjet e fundit miqësore Manaj hyri në fushë si titullar në ndeshjen kundër Stuttgart e nisi nga stoli.

Trajneri Kuman këtë herë u dha më shumë minuta Antoine Griezmann dhe Memphis Depay, i cili gjeti dhe rrugën e rrjetës.

Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën e 79-të duke zënë vendin e Antoine Griezmann. Edhe pse kishte pak minuta në dispozicion 24-vjeçari tentoi që të linte gjurmën e tij në këtë ndeshje.

Pak minuta pasi kishte hyrë në lojë sulmuesi kuqezi tentoi që të shënonte, por portieri kundërshtar i mohoi golin dhe festën.

Barcelona në fund arriti që të fitonte me rezultatin 3 me 0 në këtë test miqësor para sezonit të ri në La Liga dhe Champions League./tvklan.al