Vlerësohet rritja e turizmit në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit e ka përgëzuar Shqipërinë për rritjen e shpejtë në turizëm dhe modelin e saj me fokus mbrojtjen e mjedisit.

Një përkrahje e tillë erdhi gjatë takimit që ky i fundit pati me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në selinë e Organizatës Botërore të Turizmit.

Shqipëria po merr pjesë në panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Fitur” për të prezantuar potencialet turistike.

Tv Klan