Shqiptari vlerësohet nga mediat italiane

Verona ka një mbrojtës më shumë për rikthimin në Serie A dhe ai është një djalosh shqiptar, Marash Kumbulla. Sëbashku me Amir Rrahmanin, i ardhur këtë sezon nga Dinamo Zagreb, 19-vjeçari Kumbulla pati një paraqitje të mirë në miqësoren me Spal që përfundoi pa gola. Vlerësimi vjen nga “Gazzetta dello Sport” që në shkrimin e botuar këtë të martë e vlerëson si një lojtar të vlefshëm.

Për trajnerin e Verona, Ivan Juric mbrojtësi shqiptar jep gjithmonë maksimumin dhe në sfidën me Spal u tregua i vëmendshëm, duke mos lejuar kundërshtarin të rrezikonte.

Gjithsesi Marash Kumbullua duhet të punojë që të përmirësohet akoma më shumë. Sezonin e kaluar u aktivizua vetëm në 2 ndeshje në Serie B, por këtë sezon pritet të luajë më shumë minuta në Serie A. 19-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje me moshat e Shqipërisë dhe është në vëmendje e Edy Reja për Kombëtaren A.

Tv Klan