Fiton Roma dhe Milan, humbet Napoli

Në debutimin e tij në arenën ndërkombëtare me Romën, Marash Kumbulla realizoi golin e fitores për skuadrën italiane në ndeshjen ndaj Young Boys të Zvicrës.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare iu shmang markimit dhe pas krahëve të kundërshtarit shënoi një supergol. Kumbulla shpëtoi Romën në sfidën e parë të sezonit të Europa League.

Milan fitoi 3-1 në transfertë ndaj Celtic Glasgow. Me një gol të vetëm Alkmar fitoi në San Paolo të Napolit.

Rezultatin më të thellë në ndeshjet e para të sezonit të ri të Europa League e regjistroi Leverkusen me fitoren 6- 2 ndaj Nice.

Tv Klan